3.4 C
Pristina
Tuesday, December 3, 2024

Mjerimi në Hungari, presin zgjidhje nga shteti i Kosovës

Më të lexuarat

Gjendja e kosovarëve në burgjet dhe kampet e Hungarisë vazhdon të jetë alarmante.

KTV-ja njofton se ka kontaktuar gjatë ditës me një qytetar nga Prizreni, i cili gjendet në një kamp në kufi me Rumaninë. Ai ka rrëfyer për keqtrajtimet që po u bëhen dhe i ka bërë thirrje shtetit të Kosovës t’iu ndihmojë.

Halit Jonuzaj ka treguar nëpërmjet telefonit se janë të mbyllur në një kamp afër Rumanisë, ku janë të maltretuar vazhdimisht. Jonuzaj ka treguar se nuk di asgjë për fatin e disa shokëve të tij, të cilët kishin shkuar bashkë në Hungari.

Të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët gjenden në burgjet dhe kampet e Hungarisë dhe Francës, duhet të presin ende që t’iu bëhet një zgjidhje dhe të kthehen në shtëpitë e tyre. Ata do të vazhdojnë jetën në kushte të mjerueshme, ndërsa Qeveria është zotuar se do të bëjë aq sa mundet për gjetjen e një zgjidhjeje.

Gjatë këtij viti 5.400 kosovarë kanë hyrë ilegalisht në Hungari dhe aktualisht në këtë shtet ndodhen rreth 1.100 prej tyre, më shumë se 250 në burgje dhe të tjerët në kampe të lira./KTV/KOHAISLAME

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit