1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mjekimi i sinusit në mënyrë popullore

Më të lexuarat

Ju mund të blini ilaçe sa të doni, por sinusiti ka “vetëm një mënyrë” për ta luftuar. Bëhet fjalë për mënyrën popullore, mjaft të thjeshtë: Ujë me kripë.

Mjafton vetëm një gotë ujë e përzier me kripë dhe do të shihni sesi kjo terapi do të funksionojë menjëherë. Kjo mund të duket si një “ilaç i gjyshes”, por tani rreth tij ka edhe një vërtetim shkencor. Efikasiteti i tij është demonstruar në fakt edhe nga një studimi amerikan i ndërmarrë nga Universiteti i Visconsinit.

Sipas tij, uji me kripë paraqet një efekt pothuajse të menjëhershëm për të liruar kanalet e zëna të hundës dhe nga shtypja e shkaktuar prej sinusitit.

Do të mjaftonin vetëm dy gota në ditë. Është një mënyrë, e cila paraqitet funksionale, si për të rriturit, ashtu edhe për fëmijët, madje edhe për ata shumë të vegjël.
Sekreti i saj qëndron pikërisht në faktin se pastrimi me ujë dhe kripë, mbron dhe ushqen mukozat që rreshtohen në zgavrën e hundës, ndërsa arrin deri te muret e sinuseve, duke ndihmuar kështu për të pastruar të gjithë zonën e hundës, e cila çdo ditë është e ekspozuar ndaj të gjitha llojeve të mikrobeve, smogut apo pluhurit./ind/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit