Dëgjoni se ç’thuhet: Njerëzit që janë të prirur për të pastruar veshët nga brenda, duhet të heqin dorë menjëherë nga ky zakon – veshët pastrohen vetë. Futja e një shtupe pambuku apo ndonjë gjë tjetër në vesh – është veprim jo vetëm i pashëndetshëm – por edhe i rrezikshëm.
Shumica e njerëzve fillojnë të zhbirojnë veshët – duke shpresuar për të hequr dyllin e krijuar në kanalin e veshit. Dylli i veshit, megjithatë, është i butë dhe si rrjedhim del jashtë vetëvetiu.
Duke kruajtur a zhbiruar veshin me një kunj druri të mbështjellë më pambuk, personi nuk bën gjë tjetër veçse e shtyn dyllin më thellë brenda në vesh – kjo mund të rezultojë në një udhëtim në zyrën e mjekut.
Bllokimi nga dylli është një nga shkaqet më të shpeshta të humbjes së dëgjimit. Gjithashtu, duke ngacmuar kanalin e veshit krijohen gjasat për dëmtimin ose çarjen e daulles së veshit.
Dylli në vesh ekziston për një arsye; për të mbrojtur veshët nga pluhuri, grimcat e vogla dhe bakteret. Dylli mbron edhe lëkurën delikate të kanalit të veshit nga ngacmimet ose pezamtimet nga uji gjatë larjes.
Pra shprehja “pastro veshët” duhet kuptuar vetëm si; pastro me kujdes pjesën e jashtme të veshëve duke përdorur një peshqir të lagur me ujë e sapun dhe pastaj thjesht fshie me peshqir të thatë./voa