Në Rripin e Gazës, ku spitalet nuk kanë ilaçe të mjaftueshme, Mjekët pa Kufi mbërrijnë në ndihmë me ekipe mjekësore mobile dhe klinika mjekësore.
Në deklaratën e bërë me shkrim nga Mjekët pa Kufi, bëhet e ditur se në Gazën e bllokuar prej vitesh, ku 7 në 10 persona kanë nevojë për ndihmë njerëzore, së fundmi, në Marshimin e Madh të Kthimit, kanë vdekur mbi 50 persona dhe janë plagosur mijëra të tjerë.
Mjekët pa Kufi, që kanë hapur zyrë në Gazë prej vitit 2015-të, japin mbështetje fizioterapie, psikosociale dhe me ekipet mjekësorë mobile dhe klinikën e tyre ndihmojnë të plagosurit në Marshin e Madh.
Në këtë kuadër, vetëm javën e fundit të marshimit, që vazhdon prej 6 javësh, Mjekët pa Kufi kanë vizituar dhe mjekuar në shtëpi 270 persona duke siguruar 618 seanca fizioterapie, infermierie, pikosociale, ndërkaq për 35 persona të tjerë u siguruan 53 seanca fizioterape në klinikat që gjenden në rajon.
Mjekët pa Kufi janë një organizatë ndërkombëtare joqeveritare në fushën e mjekësisë, themeluar në vitin 2000 dhe falë 20 mijë vullnetarëve, numri i vendeve që ata arrijnë dhe projektet që ata realizojnë rritet çdo ditë e më shumë.
Kjo organizatë deri më sot ka dhënë ndihmë në rreth 50 vende, duke filluar nga Afganistani, Siria, Somalia, Gaza, Uganda etj dhe ka si qëllim që të mbërrijë në mënyrën më të shpejtë me ndihma mjekësore në çdo vend të botës, duke filluar nga rajonet që kanë nevojë për ndihma mjekësore deri tek vendet që janë përballë me fatkeqësi natyrore.