2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Mjekët ngrenë alarmin: Bota në rrezik të frikshëm prej ilaçeve false!

Më të lexuarat

Mjekët në të gjithë botën po bëjnë thirrje urgjente për të luftuar me “pandeminë e ilaçeve të këqija” , që po u marrin jetën qindra njerëzve nëpër botë çdo vit

Ilaçe të skaduara, të falsifikuara dhe me cilësi të dobët, bëjnë që çdo vit në botë të vdesin rreth 250.000 fëmijë pas konsumit të tyre për kurimin e sëmundjeve të ndryshme si pneumonia apo malaria, në vende ku është ende e përhapur.

Të tjerë, mendohet se vdesin nga vaksinat e pakontrolluara apo antibiotikët e përdorur për të kuruar apo parandaluar infeksione akute ose hepatitin dhe meningjitin.

Ky fenomen është më i përhapur në vendet ku kërkesa e lartë për barna kombinon me mungesën e kontrollit dhe cilësinë e dobët. Në vendet të tilla, kryesisht të varfra, bandat kriminale e kanë më të lehtë të hyjnë në treg dhe të operojnë me të tilla ilaçe. Edhe nëse kapen, dënimet dhe gjobat shpesh kanë qenë qesharake, kur në fakt ky është krim. Flitet për vrasje dhe jetë njerëzish!

Testet e kryera mbi ilaçet, kanë vërtetuar se shumica e barnave (që e kanë origjinën nga Kina dhe India) përmbanin në brendësi të tyre çdo lloj substance të dëmshme duke filluar që nga boja e printerit deri tek arseniku.

Ilaçi i falsifikuar që dominon në treg aktualisht mbetet viagra. Mjekët, duke filluar që nga ata të qeverisë amerikane, të universiteteve, spitaleve apo farmacistët janë shprehur hapur se falsifikimi i substancave medicinale është urgjenca numër një me të cilën po përballen njerëzit.

Në vendet e varfra apo ato me të ardhura mesatare, 10% e ilaçeve që tregtohen janë me cilësi të dobët, ose krejtësisht të skaduara.

Për ta luftuar këtë, mjekët në të gjithë botën bëjnë thirrje për mbështetje më të madhe për programin e mbikëqyrjes së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe një përditësim të qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm të OKB-së, në të cilat qeveritë do të siguronin që të paktën 90% e ilaçeve në vendet e tyre të jenë cilësore.

Përpos kësaj, ata sugjerojnë se gjithë regjistrat ku janë gjendur barnat e falsifikuara, të jenë të hapura për njerëzit. Aktualisht, bota ka nevojë emergjente që para se njerëzit të konsumojnë të tilla ilaçe, të kryhen analiza të shpejta dhe të thjeshta për t’u parë nëse mund ose jo të përdoren.

Vetëm muajin e kaluar (OBSH) ngriti një tjetër alarm global. Një ilaç “kundër kancerit” që tregtohej në Evropë dhe Amerikë. Ndonëse shitej si ilaç që kuron të rriturit që vuanin nga leukemia akute, brenda pilulës s’kishte asgjë tjetër përveçse paracetamolit.

Burimi: The Guardian

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit