0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Mjekët: Kujdes nga mushkonjat, sjellin sëmundje

Më të lexuarat

Sëmundjet dhe shqetësimet që shkaktohen nga insektet, rreziku prej të cilave është më i madh gjatë stinës së verës, përbëjnë një problem të rëndësishëm për shëndetin publik. Insektet transmetojnë sëmundje të ndryshme tek njerëzit, ndaj mjekët apelojnë që të bëhet kujdes gjatë sezonit veror.

Mjekët dermatologë këshillojnë njerëzit të mbrohen sa më shumë nga mushkonjat, pasi janë shkaktare të infeksioneve të lëkurës. Nga ana tjetër, kujdes duhet të tregohet edhe ndaj të gjithë insekteve të tjera, pasi jo vetëm mushkonja është trasmetuese infeksionesh.
Për të evituar futjen e mushkonjave në mjediset e brendshme, njerëzit duhet të vendosin rrjeta në dritare dhe dyer nëpër banesa, hotele, mjedise publike, shkolla, kopështe, çerdhe, spitale, institucione publike, etj. Reduktimi i aktivitetit në mjediset e jashtme, sidomos për fëmijët në orët e pikut të aktivitetit të mushkonjave, mëngjes dhe mbrëmje, mund të ndihmojë gjithashtu në shmangien e pickimeve prej tyre.
Specialistët e shëndetit publik vënë theksin tek eliminimi i ujrave të ndenjura në banesa, bodrume dhe përreth tyre, por dhe i pjatave e vazove të luleve, ndërsa është i nevojshëm pastrimi i shpeshtë i pusetave dhe i zonave të shkarkimit të ujrave të tyre. Shatërvanët dhe akuariumet dekorative në mjediset publike dhe shtëpiake duhet të mbahen të pastra, ndërsa kujdes duhet të tregohet në eliminimin e pellgjeve e gropave me ujë, që krijohen gjatë punimeve të ndërtimit të godinave në zonat urbane, ose trajtimi i tyre me larvicid, nga ana e firmave të ndërtimit.
Ata që parapëlqejnë qëndrimin e gjatë në natyrë, sikurse shëtitjet në pyll, mal, plazh, etj, duhet të jenë të kujdesshëm nga pickimet e mushkonjave, akrepat, rriqnat, etj, ndërsa është i këshillueshëm përdimi i kremrave, apo substanca që i largojnë ato.
(e.m/atsh/BalkanWeb/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit