Xhinxher, kanellë dhe rrënjë karafili janë ilaçi i këtij gripi që kemi nëpër këmbë. Nuk është këshillë e gjysheve por e specialistëve në spitalin e Firences në Itali.
Në një xhezve hedhim një copë kanellë, disa feta të holla xhinxheri të freskët dhe dy rrënjë karafili. I zjejmë për dy minuta dhe i lemë gjysmë ore para se të pijmë këtë çaj. Nëse mundemi i shtojmë edhe mjalt, që është antibiotik natyral dhe disa pika limoni.
Ky çaj pihet 3 herë në ditë dhe bën shumë mirë kundër etheve, dhimbjes së trupit dhe të stomakut gjatë gjendjes gripale