-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Mjekësi e personalizuar

Më të lexuarat

Vetëm për një të tretën e 30.000 sëmundjeve ka medikamente dhe prandaj ka ende shumë për të bërë.
Prodhuesit e medikamenteve janë duke hulumtuar dhe studiuar se si mund të vënë në funksion për grupe të caktuara pacientësh medikamente kundër kancerit të përshtatura posaçërisht për terapi të ndryshme për pacientë të caktuar, pra si mund t’i personalizojnë terapitë dhe mjekimin.

Vitet e ardhshme do të ketë hapa të rëndësishëm në luftë kundër kancerit të lëkurës, melanomave, kancerit të prostatës dhe kancerit të vezoreve. Po ashtu priten edhe zhvillime medikamentesh kundër hepatitit C dhe infeksioneve bakteriale. Gjithashtu ka shume shpresa edhe për trajtimin e multisklerozës, reumatozmës së gjymtyrëve, si dhe sëmundjeve infektive.
Në luftën kundër diabetit expertët thonë se shohin si një biznes fitimprurës, per shkak se numri i të prekurve në mbarë botën po rritet në mënyrë rapide.
Gangolf Schrimpf nga firma Merck thotë që vetëm për një të tretën e 30.000 sëmundjeve ka medikamente dhe prandaj ka ende shumë për të bërë.

Një rol mjaft të rëndësishëm e luan edhe tregu i mjekësisë së personalizuar. Aty gjendet baza e trajtimit të një pacienti me karakteristika të veçanta, si mund të jenë ato të tumorit. Përmes një diagnostifikimi modern, mund të zbulohen tipare të veçanta gjenetike. Në këtë mënyrë mund të përcaktohet edhe medikamenti i duhur.
Orientimi drejt pacientit është në rritje dhe zbatohet edhe në fusha të tjera. “Nga produkti gjithnjë e më afër pacientit” – e pershkruan strategjinë e tij shefi i Freseniusit, Ulf Schneider. Konzerni Fresenius odron aparate dhe asortiment të plotë për dializën.

Për ministrin e Shëndetësisë Daniel Bahr (FDP) orientimi ndaj pacientëve para se gjithash, është kujdes shëndetësor, që i kalon caqet e sektorëve të vetçantë. “Pikërishtë tani, kur popullata po plaket, po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme, një nderlidhje e masave parandaluese, përkujdesit shëndetsor, rehabilitimit dhe kujdesit infermierore.” thotë Bahr.

Në të ardhmen përmes hulumtimit dhe zhvillimeve do të këtë disa përmirësime edhe tek stimuluesit kardialë dhe defibrilatorët, që do të sjellin edhe lehtësime për Pacientët.
Metali i titanit dhe zhiva speciale kujdesen që teknikat e avancuara të mos kenë efekte anësore./dw

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit