0.1 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Mjalti për dobësim

Më të lexuarat

Nutricionisti i njohur Mike McInnes beson se çelësi për kthimin e linjës së dobët fshihet në mjaltë!

Hulumtimet e shkencëtarëve nga Dubai tregojnë se një lugë mjaltë, ndryshe nga një lugë e mbushur me sheqer, ul nivelin e sheqerit në gjak.

Është thelbësore që mjalti të mos shkaktojë që qelizat glia ta ndalojnë punën e “pompave”, prandaj truri vazhdon të marrë një sasi normale të energjisë dhe të funksionojë në mënyrë optimale.

Çfarë duhet bërë saktësisht?

Mos harroni që për çdo gram sheqer që e hani, do te fitoni dy gramë yndyrë trupore. Nga ushqimi përjashtoni të gjitha sheqernat dhe ëmbëltuesit artificial, duke përfshirë edhe ato të fshehura në ushqime të përpunuara (ushqimet e ëmbla dhe të njelmëta).

Në vend të kësaj, filloni ditën me një ose dy lugë të mesme me mjaltë në një gotë me ujë të nxehtë. Pastaj përdorni mjaltin në çaj ose kafe. Mjalti është rreth dy herë më i ëmbël se sheqeri, kështu që do të duhet të vendosni përgjysmë më pak.

Gjëja kyç në këtë plan është që ditën ta përfundoni me mjaltë (një ose dy lugë mjaltë në ujë të ngrohtë), dhe atë 30 minuta para se të shkoni në shtrat. Kështu, trupi do të funksionojë në nivelin e tij optimal dhe do ta djegë dhjamin më shpejt.

Megjithatë, mos e teproni – mjalti i tepërt do ta rrisë nivelin e sheqerit në gjak dhe kështu edhe nivelet e insulinës, dhe kështu do t’i anulojë të gjitha përfitimet.

(GE)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit