Një vjedhje ka ndodhur dje në Mitrovicën e Veriut, ku një personi në lokal i janë vjedhur rreth 4 mijë euro para të gatshme.
Policia akoma nuk ka arrestuar asnjë person.
“Rr. Mbreti Peter Mitrovicë, më 11.09.2017 Ankuesi mashkull K/serb ka raportuar në polici se të dyshuar të pa njohur kanë hyrë në lokalin e tij, kanë hapur kasafortën me dhunë dhe nga aty kanë vjedhur rreth 4000 € para. Nuk raportohet për të arrestuar”, sqaron raporti policor./Indeksonline/