2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Mitrovica kërkon shtim të masave të sigurisë

Më të lexuarat

Autoritetet komunale të Mitrovicës kërkojnë shtimin e masave të sigurisë në qytetin e trazuar verior në prag të hapjes së Zyrës Civile Administrative, si bërthamë e krijimit të komunës së re të Mitrovicës së veriut.

Drejtuesit e Komunës së Mitrovicës e kanë mirëpritur paralajmërimin se më 9 korrik do të hapet Zyra Administrative në veri, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga Zyra për informim e komunës së Mitrovicës, transmeton REL.

Nënkryetari i komunës, Riza Haziri, citohet të ketë thënë se hapja e asaj zyre do t’u mundësoj qytetarëve që t’i adresojnë shqetësimet e tyre në një vend adekuat dhe të përgjegjshëm.

Ndërkohë ai, ka kërkuar nga strukturat e sigurisë që të marrin masa adekuate në mënyrë që të mos ketë probleme nga grupet ekstremiste.

Këto komente, ai i ka bërë të premten në një takim të jashtëzakonshëm të Komitetit për Siguri në Mitrovicë, të thirrur pikërisht për të koordinuar veprimet dhe qëndrimet para hapjes së asaj zyre.

“Presim që strukturat e sigurisë të jenë në nivel të detyrës në mënyrë që të shmanget incidentet e mundshme”.

Ai përmendi edhe shqetësimin e banorëve shqiptarë të veriut për stafin që është pranuar në atë zyre.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit