0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

“Miti i Skënderbeut dhe 100 vjetori i pavarsisë”

Më të lexuarat

Është për të ardhur keq kur sheh që disa  histoiranë tonë dhe pseudo intelektualë atdhetarë, se si gjithë historinë e kombit shqiptarë e lidhin vetëm me dy (2) figura, me dy mite, me figurën apo mitin e Skënderbeut dhe figurën apo mitin e Terezës.

Duhet theksuar se ne nuk kemi pas vetëm një hero, dhe gjithë hisoria jonë nuk lidhet dhe nuk ngërthehet vetëm me figurën e Skënderbeut, dhe nuk do të ishte korrekte sikur të kujtohej dhe të “madhërohej” vetëm figura e tij, por duhet përkujtuar edhe ata mijra burra që luftuan dhe u vrranë në betejat shumë vjeçare, duhet kujtuar ata burra që u vrran në betejat kryengritse kundër sundimit osman, duhet kujtuar ata burra që u vrranë në betejën e Kosovës 1389, në betejën e Koleshinit 1941, në luftën e fundit të 1999-tës, dhe duhet kujtuar gjithë ata burra që luftuan për  lirinë dhe pavarsinë e kombit shqiptarë për shekuj me radhë. Edhe këta burra kontribuan për pavarsinë e kombit shqiptarë, andaj ne duhet që të mburemi dhe t`i kujtojmë këtë heronjë, ngase ne nuk kemi pasur vetëm një hero, dhe nuk duhet ta kujtojmë vetëm figurën e Skënderbeut.

Ndërsa miti i Terezës përdorët tek ne për t`u identifikuar  para qytetrimit botrorë, si një  kulturë dhe imazh i popullit shqiptarë, e që në realitet jetën  dhe veprimtarinë e saj humane dhe njerëzore nuk e gjenë tek personaliteti dhe kultura shqiptare.

Ky ambient i tillë që është krijuar, është si pasojë e politikës komuniste, e cila për fat të keq edhe sot ka ithtar që i dalin zot për t`i mbrojtur manipulimet dhe keqperdorimet që ka bërë regjimi komunistë me historinë e popullit shqiptarë.

Figura e Skënderbeut dhe e Terezës siç ne e formulojmë, më shumë i bën dëm kombit shqiptarë sesa që e ndihmonë atë. Pse e themë këtë?! E themë sepse ne nuk kemi krijuar histori të mirfillët, por kemi krijuar një histori të dominuar me mite, dhe nëse ne do e superitiotizojmë figurën e Skënderbeut dhe të Terezes si diqka të shenjët të komti shqiptarë, atëherë ne kemi krijuar një histori me mitologji, dhe kjo do të thotë se ne pastaj nuk dallojmë nga kultura sllave, të cilët (sllavët) figurat e tyre kombëtare i shëndrojnë në mite dhe ne “heronjë” kombëtar, siç është për shembull Miti i Stefan Nemanjas, miti i Stefan Dushanit, miti i luftarve të “Betejes së Kosovës 1389” e shumë mite të tjera.

Pra kjo është kulturë sllave që të superiotizohen dhe ‘madhërohen” figurat kombëtare, andaj edhe figura e Skënderbeut dhe Terezes, pa dashur t`i hyjmë asaj se sa kanë kontribuar për kombin shqiptarë, figurat e tyre i kemi shëndruar në mite, dhe, me apo pa dëshirën tonë, historisë i kemi japur kahje mitologjike, dhe për këtë arsye kjo kulturë e jona e ndërtuar mbi mitoligji nuk dallon nga kultura sllave.

Një çështje tjetër që duhet ngritur është edhe fakti që disa historianë shqiptarë kohët e fundit kanë krijuar mitin tjetër të Skënderbeut, një mit i cili gjithë meritat e kombit shqiptarë ia adreson figurës së Skënderbeut, ku tashmë na dilka se Skënderbeu qenka babai i kombit shqiptarë.

Kjo problematikë duhet sçaruar mirë, dhe duhet të kemi parasyshë se në kohën e Skënderbeut nuk kanë ekzistuar kombet. Tek në shekullin XIX (19) fillon fryma e nacionalizmave. Dhe gjithashtu në kohën e Skënderbeut nuk ka ekzistuar  koncepti apo termi “Shqipëri” apo “Shqiptarë”. Në vitin 1703 për herë të parë përdoret termi “Shqipëri”, dhe nga kjo i bie që Skënderbeu nuk ka luftuar për ”kombin” shqiptarë, por për një krahinë apo një territor ku flitej gjuha shqipe. Ndersa IsmailQemail Bej Vlora vuri bazat e kombit shqiptar, andaj dhe konsiderohet babai i kombit shqiptar.

Një problematikë tjetër është se kohët fundit janë bërë shumë studime serioze në fushën e historigrafisë shqiptare, në të cilën ka një sërë faktesh të argumentuara për manipulimet dhe keqpërdorimet që janë bërë me historinë tonë nga politikat e ndryshme, dhe, këta historianë, që sjellin këto studime të hollësishme dhe të detajizuara, konsiderohen si ”tradhëtar të kombit” të cilet e kanë shitur kombin e tyre për t`i bër argat sllavit, apo thënë ndryshe, gjithë ata që sjellin në skenën e historisë sonë fakte dhe argumente që tregojnë për keqpërdorimet me historinë tonë shqiptare, konsiderohen si  bashkpuntorë të rrymave të ndryshme fundamentaliste, çofshinë ato islamike apo ato sllave.  Kjo është ajo kulmi i asaj që e them për orientalizmin: “Nëse nuk ke argumente të më kundërshtosh, atëherë shaj, ngase vetëm ajo të ka mbetur”.

Duhet shikuar qështjen nga një diskurës më i gjërë, dhe nuk duhet lënë hapsirë që historinë të na shkruajnë “patriotët e flakët” – siç thotë një analistë, ngase ne gjithmonë kemi pasur probleme nga historianë të tillë, së pari ajo koha e mbretit Zog, pastaj ajo periudha e regjimit komunistë, ku politikanët e kanë shkruar historinë, ndërsa historianët kanë mbajtur pushtetin, dhe që këtë traditë të manipulimit të historisë po e vazhdojnë me shumë vullnet disa hisorianë, edhe pse janë të vetëdijshëm që historia jonë karakterizohet nga shumë mite dhe të pavërteta, por vazhdojnë të hedhinë errësirë mbi historinë shqiptare.

E mira e gjithë kësaj është se populli shqiptarë ka filluar të zgjohet nga ai gjumi i rëndë në të cilën kemi qëndruar me shekuj të tërë, dhe pavarsisht  pengesave dhe kundërshtimeve, një ditë, e vërteta do të dal në diskursinë publik, dhe të gjithë do e njohin atë.

 Autor:  Gen Kelmendi

(Autori është student në Fakultetin Juridik)

 

Shkrimi i paraqitur paraqet mendime dhe komente personale te autorëve dhe nuk korespondojnë domosdoshmërisht me qendrimet e redaksise.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit