3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Mitet për ta zbukuruar vetvten dhe ato për ta shëmtuar tjetrin!

Më të lexuarat

Kim Mehmeti

Ballkani është i mbipopulluar me mite. Sepse popujve të këtyre hapësirave, u është dashur të merren me diçka përtej të vërtetës që i rrethon, për të mundur më lehtë ta përballin atë që e jetojnë. Pra atyre u është dashur që edhe bëmave, si dhe heronjve që kanë marrë pjesë në to, t’ua shtojnë përmasat, t’ua zhveshin petkun e të vërtetave dhe t’ua veshin ato të dëshiruarin, t’i stolisin edhe me tipare të imagjinuara, vetëm që nëpërmjet tyre ta zbukurojnë dhe madhërojnë vetveten. Pra popujt e Ballkanit, mbase si edhe gjithë të tjerët, kanë ngritur mite jo për të mitimizuar ngjarje dhe heronjë të vet, por për ta ngritur sa më lartë mitin për vetveten.
Ballkani ka qenë dhe ka mbetur djep i përshtatshëm ku mëkohen e rriten mitet, sepse popujt e këtyre hapësirave gjithmonë kanë vuajtur te jenë atë që do ua kishte zili e tërë bota, apo që të kenë ato topare për çka do ua kishin lakmi gjithë të tjerët. Pra, popujt e këtyre hapësirave, sikurse edhe gjithë popujt e kësaj bote, kurrë nuk ia kanë dalë të jenë të kënaqur me atë që janë e atë që kanë, si parakusht për të arritur atë që ëndërrojnë, andaj gjithmonë kanë vuajtur për të munguarën dhe kanë bërë çmos të tregohen të atill siç do donin të ishin, të atill siç do ua kishin zili të huajt. Kështu që puntoria ballkanike për prodhimin e miteve ka ‘nxjerrë’ shumë trima e personaliteti me tipare përrallore njerëzore, por të cilat veçuari sot nuk mund t’i gjesh thujse askund mes perfaqesuesve të popujve sypatrembur, te besës e të moralit të lartë. Te këta popujt të cilët, aq e kanë mitimizuar, për shembull, mikpritjen dhe zemërgjërisinë, thuajse vetëm sa për ta mbuluar urrejtjen që ndjejnë ndaj njëri tjetrit, apo vetëm për t’i fshehur fytyrat vrastare që kanë mbushur varreza masive, ku nuk kanë munguar edhe kufomat e fëmijëve dhe nënave shtatzëna të maskarura e të vrara.
Dhe, për dallim nga popujt tjerë, mes të cilëve nuk mungojnë as ata pa mite dhe pa data të lavdishme, pra për dallim nga popujve që madje u duhet të hedhin vështrimin përtej hapësirave ku jetojnë për të gjetur ndonjë nga mitet që do e pëlqenin, popujt e Ballkanit thuajse as që mund të jetojnë në paqe me vetveten pa e arritur paqen me mitet që kanë ngritur. Edhe atë si mitet për ta glorifikuar vetveten, poashtu edhe ato që kanë për qëllim për ta poshtruar dhe nxirë tjetrin, e që i kanë aty në oborrin e shtpisë.

Po pra, të gjithë popujt sa janë në këtë Ballkan, kanë mitet për ta madhërura vetveten, e me të cilët stolisen kur duan të prezantohen përpara të tjerëve, dhe mitet që edhe nuk shpërfaqen aq hapur, që janë ‘për përdorim shtëpiak’, mitet që shërbejnë si ninulla për t’i trembur dhe vënë në gjumë fëmijët lazdran, apo për të treguar se me çka dallojmë ‘ne’ nga ‘ata’, mitet që të tjerët duhet t’i portretojnë ashtu siç i paragjykojmë, apo siç do donim të ishin.

Andaj edhe mundë të thuhet se ka mite që janë si stoli vezulluese dhe të shtrenjta, jo gjithmonë të bëra prej metali të çmuar, por çdoherë të lara në ujë prej ari! Pra brendia e të vërtetave për ta, është e mbështjellë me gënjeshtra joshëse, që e kanë mirëmbajtur boshtin kurrizor, si dhe dinjitetin dhe krenarinë e pjesëtarëve të një etnie apo të një feje. Dhe ndaj këtytre miteve popujt sillen si pronari i stolisë së shtrenjtë të praruar: duke e pastruar kujdesshëm atë, që të mos e gërvishtin, ngaqë do mund edhe të ndryshket! Edhe atë jo gjithaq pse do e dëmtojnë stolinë (lexo: mitin), por pse kështu do mund ta dëshpërojnë pronarin, që e ka ruajtur atë si diçka më të shtrenjtë që ka pasur dhe me të cilën është stolisur në ditë kremteje.

Por ka edhe mite që janë e kundërta e të lartëpërmendurve, që ne i ndrëtojmë për të tjerët, apo për nevoja politike, e që gjithashtu mund të jenë shumë të frutshme për ta çuar një popull përpara, por edhe shkatërrimtare nëse nëse bëhen mure të kalasë së urrejtjes nda të tjerëve. Edhe kur jemi te këto mite duhet thënë se popujt e Ballkanit i kanë në shumicë dhe ato shpesh janë përdorur sa në betejat e ndërsjella politike, po aq edhe në luftërat e përgjakura, përfshin edhe ato të fundshekullit të nëntëmbëdhjetë, kur populli që vetveten e kishte shpallur si të shenjtë – ai serb, filloi betejat e përgjakshme kundër atyre që gjatë dekadave, i kishte mitimizuar si trashëgimtarë të osmanlinjve dhe ndaj të cilëve duhej t’i vazhdojë betejat e humbura nga e kaluara, përfshi edhe atë të Kosovës. Pra nisi betejat e përgjakshme kundër të gjithë popujve me përkatësi fetare joortodokse, e kryesisht kundër atyre me përkatësi fetare myslimane.

Dhe mbase mitet janë e vetmja lëmi ku Ballkanasit edhe mund të ndjehen superior dhe më të pasur e më të zhvilluar përball popujve tjerë të Evropës. Sa u përket miteve, as ‘populli i filozofisë’ – ai gjerman – vështirë se mund të bëjë gara me cilindo popull të Ballkanit. Madje atij nuk i bën punë as miti për Barbarosën, që fle në shpellë dhe çdo 100 vjet zgjohet dhe e dërgon xhuxhin e vet jashtë që të shohë, nëse korbat vazhdojnë të vërtiten mbi mal, e me çak do e kuptonte se a ka radhur koha ta braktis shpellën dhe si sundimtar i ditur, të kujdeset për rendin. Dhe sikur ai të jetonte në ndonjë shpellë ballkanike, kurrë nuk do mund të bënte gjumë të qetë si në vistet gjermane, ku të gjithë punojnë dhe ruajnë rendin e qetësinë, për dallim nga këto hapësira, ku komunikacioni rrugor nga bredhin mitet është aq i ngarkuar sa askush më nuk e kupton se kur dhe pse ndeshen e vërteta me gënjeshtrën.

Në ndërkohë duhet pranuar se nga gjithë popujt e Ballkanit, serbët janë të patejkalueshëm sa i përket ‘prodhimtarisë’ së miteve. Edhe atë si mitet për ta madhëruar vetveten, po ashtu edhe ato për ta përbuzur apo edhe për ta tregura sa më të shëmtuar tjetrin. Duke qenë të tillë ata, për shjembull, ende janë duke e vazhduar Betejn e Kosovës edhe atë duke i shpallur ushtarë të mbetur të Perondorisë Osmane të gjithë myslimanët e këtyre hapësirave. Po pra, puntoritë serbe për prodhim të miteve janë të afta që nga cilado betejë e tyre e humbur si dhe nga më i madhi dështim i tyre, me lotët dhe pikëllimin për disfatën që kanë psuar, të gatuajnë brumë të mjaftueshëm për mitin i cili, jo vetëm që do i ngushëllojë përjetë, por edhe do u mundësojë që humbjen ta ndjejnë më madhërishëm se cilëndo fitore. Gjë që ”baballarët”e këtij populli i bënë fare të mos e fshehin se gënjeshtra është një nga shtyllat kryesore mbi të cilat qëndron e ”verteta” për të shkuarën e këtij populli, siç nuk e fshehin as mjeshtrin si përdoren mitet në betejat politik dhe si edhe genjeshtra me e pabesuar, por e persëritur qindra herë me radhë, një dite tingellon si e vërtet dhe e shlyen kufirin që atë e ndanë nga mashtrimi. Kështu pra serbët kanë mundur që edhe në shtëpi publike të gjejnë prostitutë të virgjër, të cilën pastaj aq e kan mitimizuar, sa e kanë ngritur në rrafshin e “murgeshës”, e cila pastaj ka shërbyer si shembull për moralin dhe vlerat familjare.

(Fragment i marrë nga shkrimi i numrit “Medius 3”)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit