8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Misrat, dobitë shëndetësore të konsumimit të tyre

Më të lexuarat

Jo vetëm që janë të shijshëm, por janë edhe të shëndetshëm. Konsumi i misrave është i dobishëm për një sërë aspektesh shëndetësore.

Misrat ndihmojnë:

-zemrën, pasi ulin nivelet e homokisteinës;
-diabetin, pasi përmban karbohidrate rezistente të cilët ndihmojnë funksionin e insulinës
-trurin, në sajë të vitaminave B që përmban me shumicë
-aparatin tretës, ku shërben si një prebiotik i shkëlqyer duke e mbrojtur zorrën e trashë nga kanceri
-shikimin, pasi është i pasur në luteinë dhe beta-karroten

Kujdes: misrat e pjekur në rrugë nuk janë alternativa më e mirë e këtij ushqimi pasi shpesh ata janë të djegur dhe përmbajnë substanca të transformuara në të dëmshme, kryesisht për stomakun.

Dietologët dhe mjekët sugjerojnë që misrin ta konsumoni sa më shpesh të zier, në sallata dhe supa. Nëse e preferoni të pjekur, përpiquni ta realizoni vetë duke e spërkatur më parë me pak vaj ulliri dhe duke e pjekur ngadalë, larg flakëve. Në fund mund ta shërbeni me pak piper djegës dhe limon jeshil./Noa/Mjeku.Net/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit