0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Misioni i OSBE-së organizon panaire punësimi për komunitetet në Kosovë

Më të lexuarat

Në Lagjen e Romëve në Mitrovicë të Jugut është mbajtur panairi i parë i punësimit nga gjithsej pesë sa do të organizohen nga Misioni i OSBE-së në Kosovë. Panairi mblodhi rreth 70 pjesëtarë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian dhe kishte për qëllim rritjen e mundësive të punësimit për ta.

Përfaqësues të institucioneve qeveritare dhe pushtetit lokal, qendrës rajonale të punësimit, bizneseve dhe OJQ-ve ishin të pranishëm në këtë panair me standet e tyre, duke prezantuar mundësi punësimi dhe duke ofruar trajnime e aftësim për pjesëtarët e këtyre komuniteteve.

“Krahasuar me komunitetet e tjera, shkalla e papunësisë në radhët e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian është më e larta në Kosovë” – tha Nikola Petrovski nga Misioni i OSBE-së në Kosovë. “Me organizimin e këtyre takimeve informuese ne po ua sjellim atyre më afër mundësitë për punësim e aftësim, dhe po shpresojmë të ndihmojmë në fuqizimin ekonomik të komuniteteve më të ndjeshme në Kosovë.”

Aktivitete të ngjashme do të mbahen edhe në Prizren më 2 maj, Fushë Kosovë më 11 maj, Ferizaj më 14 maj dhe Gjakovë më 15 maj.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe komuniteteve, si dhe demokratizim dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit