Ka arritur në Prishtinë Misioni fakt-mbledhës i Komisionit Evropian me qëllim të verifikimit të përgjigjeve të pyetësorit të Studimit të Fizibilitetit.
Zyrtarë të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, bëjnë të ditur se interesimi i misionit fakt-mbledhës ndër të tjera do të jetë testimi i pyetjeve në fushën e krimit dhe korrupsionit.
Përgjigjejet e studimit të fizibilitetit që institcionet e Kosovës i kanë dorëzuar në Komsionin Evropian, gjatë kësaj jave do të verifikohen nga një mision fakt-mbledhës i KE-së, i cili ka arritur në Kosovë. Zëvendësministri i integrimeve evropiane, Gëzim Kasapolli, thotë se misioni do të verifikojë nga afër gjendjen reale në Kosovë:
“Misioni fakt-mbledhes është në Kosovë dhe ai do të qëndrojë këtu për 4-5 ditët e ardhshme gjatë së cilës periudhë ata do të merren me analizimin e gjithë atyre përgjigjejeve, të cilat ne i kemi dhënë në pyetjet e Komisionit, që kanë të bëjnë me paraqitjen e gjendjes faktike”, tha Kasapolli.
Vëmendje e veçantë e këtij misioni do të jetë pjesa ku flitet për luftën kundër krimit të organizionuar dhe korrupcionit, thotë zv/ministri Kasapolli:
“Ky delegacion është duke u kryesuar nga përfaqësues të KE-së të lëmive të ndryshme, të cilët do të testojnë sidomos përgjigjejet në pyetjet që kanë të bëjnë me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupcionin që kanë të bëjnë me fenomene negative dhe një paraqitje të komunave sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me riatdhesimin, riintegrimin”.
Delegacioni kryesohet nga shefi i njësisë për Kosovën në DG Enlargement Lawrence Meredith, të cilët gjatë qëndrimit në Kosovë do të takohen me zyrtarë të Qeverisë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të komuniteteve. Rezultati nga ky mision do të publikohet në Bruksel në fazat e mëvonshme./BS/kohaislame