1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Mishi artificial, Japonia bëhet gati të zëvendësojë kafshët

Më të lexuarat

Me rritjen e popullsisë globale, kërkesa për mish po bëhet edhe më e madhe, ndërsa çmimet po rriten.

Kjo ka orientuar studiuesit drejt gjetjes së një alternative të re: mishi artificial. Shkencëtarët japonezë po përdorin qelizat muskulare të kafshëve për kultivimin, centimetër pas centimetri, të një porcioni katror të atij që e kanë quajtur bifteku artificial.

Procesi i kultivimit, që zgjat rreth një javë, mund të ketë një impakt të madh në tregjet e sotme ushqimore. Sa i përket shijes, studiuesit thonë se do të implementojnë yndyrë, gjak e madje edhe kocka në mishin artificial për ta bërë atë sa më pranë të vërtetit.

Shoji Takeuchi, professor në Universitetin e Tokios, shprehet: “Në vitin 2050 popullsia botërore do të arrijë në 9 miliardë. Do të jetë e vështirë që mishi i kafshëve të plotësojë nevojat e njerëzve. Kështu, sipërmarrësit ushqimorë në Japoni duan të vendosin këmbët në këtë fushë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Prodhimi i mishit artificial bazohet tek qelizat e kafshëve, por pa i vrarë ato. Diçka e tillë mund të garantojë sigurinë ushqimore, njëkohësisht duke reduktuar barrën në mjedis. Megjithatë, shumë qytetarë japonezë mbeten dyshues nëse duhet të pranojnë këtë burim të panjohur ushqimi./dita

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit