Dy fëmijë nga fshati Lufat i Mirditës rezultojnë të humbur prej ditës së djeshme. Banorë të zonës dhe policia janë vënë në alarm për gjetjen e tyre.
Mësohet se dje Renato dhe Serxho Loci, 13 dhe 11 vjeç kanë qenë duke ruajtur bagëtitë në fshatin Lufat dhe nuk janë kthyer në banesë. Prindërit të shqetësuar për vonesën kanë njoftuar policinë.
“Me date 21. 08. 2012, rreth orës 03.00, jemi njoftuar nga Salla Operative Mirdite, se në fshatin Lufaj të Komunes Selitë të rrethit Mirditë, që me date 20. 08. 2012, rreth orës 11.00 janë larguar nga shtëpia dy fëmijë të mitur të quajtur Roland Mirash Loci 13 vjeç dhe Sergjio Mirash Loci 11 vjeç banues në këtë fshat dhe nuk janë kthyer në banesë”, thekson policia ne njoftimin per shtyp.
Blutë konstatuan se në banesën e familjes Loci mungonin 100 mijë lekë te reja. “Sipas të dhënave paraprake, femijët i kanë marrë babait të tyre shtetasit Mirash Mark Loci, një shumë lekësh rreth nje milion leke të vjetra dhe janë larguar nga banesa”.
Me gjithë kërkimet e bëra nga familjarët dhe banorë të zones nuk dihet ende vendndodhja e tyre. Policia po punon për gjetjen e fëmijëve dhe sqarimin e rrethanave të kesaj ngjarje.
Nga informacionet për TVNews24 mësohet prindërit ishin në Pazar për të shitur bagëtitë ndërsa 2 fëmijët më pak të rritur kishin dalë në kullota. Jozyrtarisht bëhet e ditur se fëmijët kanë mbërritur në banesë dhe kanë marrë paratë, ndërsa i kanë thënë motrës më të vogël “Ne do shkojmë në Kosovë, ke dëshirë të vish me ne?”.
Pas refuzimit të së voglës, 13 dhe 11-vjeçari janë larguar nga shtëpia ndërsa bagëtitë janë kthyer vetë në stallë. Prindërit pritën më kot kthimin e 2 fëmijëve dhe pas vonesës njoftuan menjëherë policinë./Indeksonline/kohaislame