2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Miratohet ndalesa mbi produktet plastike njëpërdorimëshe

Më të lexuarat

Këshilli i Bashkimit Evropian (BE) miratoi vendimin i cili nga viti 2021 do të ndalojë produktet plastike njëpërdorimëshe, që paraqesin problemin më të madh në luftën kundër mbeturinave.

Këshilli njoftoi se ka miratuar rregulloren që ndalon përdorimin e produkteve plastike njëpërdorimëshe, që paraqesin sasinë më të madhe të hedhurinave në dete dhe brigje.

Produktet që do të ndalohen në tregjet e BE-së nga viti 2021, të cilat kanë alternativa të përshtatshme, përfshijnë pambukët për veshë, thikat dhe pirunët plastikë, pjatat, pipetat, përzierësit e pijeve, shkopinjtë e balonave dhe kapakët e produkteve ushqimore.

Sipas vendimit, shtetet e BE-së do të jenë të detyruara që deri në vitin 2029 të mbledhin 90 përqind të shisheve të plastikës.

Ndalesa më herët është miratuar edhe në Parlamentin Evropian./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit