Anëtarët e AP të OKB-së edhe një herë duke votuar draftin e pesë rezolutave kundër krimeve të regjimit sionist, kanë kërkuar dhënien fund të rrethimit dhe bllokadës në Gaza dhe të shkeljes së të drejtave të njeriut në territoret e pushtuara palestineze.
Sipas agjencisë IRNA të lajmeve në Takimin e fundit në AP të OKB vetëm vende si Amerika, Kanadaja, Australia, Mikronezia dhe Ishujt Marshall kanë votuar kundër këtyre rezolutave. Në AP të OKB-së u miratua me 98 vota pro 8 kundër dhe 72 abstenim, rezoluta për krijimin e një komiteti special hetimor mbi veprimet e Izraelit në Palestinë. Ndërsa rezoluta kushtuar ndërtimit të kolonive çifute në territoret e pushtuara palestineze dhe në lartësitë Golan, u miratua me 169 vota pro, 6 kundër dhe 5 abstenim. Një tjetër rezolutë ishte ajo e shkeljes së të drejtave të njeriut nga ana e Izraelit në Palestinë e cila u miratua me 164 vota pro, 8 kundër dhe 6 abstenim. Ndërsa rezoluta kushtuar lartësive Golan të Sirisë dhe vazhdimit të pushtimit të saj nga ana e Izraelit, u miratua me 168 vota pro një kundër dhe 11 abstenim.