-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Minoritarët vënë në rrezik reformën kushtetuese e zgjedhore

Më të lexuarat

Deputetët e pakicave kanë kërcënuar se do ta vënë në lëvizje mekanizmin bllokues të votimit në Kuvend, nëse kolegët e tyre shqiptarë nuk përfillin kërkesën për kthimin e normës kushtetuese që u rezervon minoritarëve ulëse në Kuvend. Kërcënimi tashmë ka shkuar në veshët e liderëve kryesorë partiakë, shkruan Koha Ditore.
Shkaku i kësaj, sipas një burimi të Kohës Ditore, përfaqësuesit e subjekteve politike parlamentare kanë diskutuar javën e shkuar edhe çështjen e rikthimit të normës, bashkë me ndryshimet kushtetuese që do të bëhen në kontekst të zgjedhjes së presidentit dhe të kompetencave të tij.
“Deputetët e pakicave kanë thënë se asnjë ndryshim kushtetues nuk kanë me e përkrahë nëse ne nuk e përkrahim të drejtën që ata me vazhdu pafundësisht edhe me vende të garantuara, por edhe me të rezervuara”, ka thënë burimi i gazetës. “Kanë kërcënuar se nuk do të votojnë as për ndryshimet kushtetuese për presidentin dhe as për reformën zgjedhore”./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit