2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ministrja holandeze lavdëron Turqinë për çështjen e refugjatëve

Më të lexuarat

Ministrja holandeze e Tregtisë së Jashtme dhe Bashkëpunimit të Zhvillimit, Sigrid Kaag tha se Turqia zbaton një politikë bujare për mbrojtjen e sirianëve në tokat e saj.

 

Ministrja holandeze e Tregtisë së Jashtme dhe Bashkëpunimit të Zhvillimit, Sigrid Kaag tha se Turqia zbaton një politikë bujare për mbrojtjen e sirianëve në tokat e saj.

Kaag dha një përgjigje me shkrim për interpelancën e deputetëve në Kuvendin e Holandës në lidhje me marrëveshjen e emigrimit të parregullt të nënshkruar në mars të vitit 2016 ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian.

Ajo bëri të ditur se marrëveshja ka dhënë një kontribut të madh në reduktimin e numrit të emigrantëve të çrregullt dhe mbytjeve të jetuara në det dhe shtoi se Programi i Ndihmës Financiare për Refugjatët në Turqi është bërë shkas për arsimimin e fëmijëve sirianë në Turqi, sigurimin e jetesës për familjet siriane dhe rritjen e nxitjes së biznesit të tyre.

Kaag theksoi se Turqia zbaton një politikë bujare për mbrojtjen e sirianëve në tokat e saj dhe shtoi: “Preferenca e sirianëve të qëndrojnë me vetëdije në Turqi në vend se të shkojnë në Bashkimin Evropian, provon se kushtet e sirianëve në Turqi janë të mira”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit