3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Ministria e Jashtme turke përgënjeshtron pretendimet e “Die Welt”

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hysejin Myftyollu deklaroi se, në kundërshtim me pretendimet e gazetës gjermane “Die Welt”, nuk bëhet fjalë për një diçka të tillë si refuzimi i propozimit të Turqisë për të mirëpritur një samit të NATO-s.

Në një komunikatë me shkrim që ka bërë në lidhje me këtë çështje zëdhënësi Hysejin Myftyollu (Hüseyin Müftüoğlu) e cilëson si të çuditshëm pretendimin e gazetës “Die Welt” në një lajm të saj, ku shkruan se ftesa e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bërë në samitin e NATO-s në Varshavë (2016) për të organizuar një samit në Turqi është refuzuar nga shumë vende anëtare të NATO-s, duke përfshirë Gjermaninë, Francën, Holandën dhe Danimarkën.

Duke iu referuar deklaratës që ka ardhur nga zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në lidhje me vendimin e marrë në samitin e javës së kaluar në Bruksel të Belgjikës për mbajtjen e një mbledhjeje të tillë në vitin 2018, Myftyollu tha se vendi dhe data e këtij samiti pritet të përcaktohen gjatëve javëve në vijim.

Presidenti Erdoan këtë çështje e trajtoi në takimet që pati në samitin e Brukselit, në platformat e mëparshme të NATO-s dhe në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, nënvizoi Myftyollu dhe shtoi se në këto takime është deklaruar që Turqia është e gatshme të mirëpresë një prej samiteve të para të Aleancës që do të zhvillohen pas atij të Brukselit.

“Kështu që, në kundërshtim me pretendimet e “Die Welt”, nuk bëhet fjalë për ndonjë refuzim të propozimit tonë për të organizuar një samit të NATO-s. Qëllimi i bërjes së lajmeve të tilla është krijimi i një perceptimi të gabuar mbi vendin tonë”, vazhdon komunikata me shkrim e zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të jashtme të Turqisë, Hysejin Myftyollu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit