-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ministria e Arsimit dhe SASHK-u arritën marrëveshje, greva ndërpritet prej nesër fillon mësimi

Më të lexuarat

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), pas negociatave intensive disaditëshe, arritën marrëveshje të pranueshme nga të dy palët lidhur me të gjitha çështjet e hapura.

 

Jo zyrtarisht mësohet se është arrit marrëveshje që të prolongohen dënimet dhe shpërblimet për mësimdhënësit deri sa të arrihet harmonizim i qëndrimeve me SASHK-un, por jo më vonë se 15 mars 2015. Po ashtu do të ulen të gjitha dënimet në arsim, ndërsa do të lehtësohet edhe evidenca pedagogjike. 

 

Ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që të diskutohet edhe për rritjen e pagave.

 

“Duke u bazuar në marrëveshjen e arritur, vendimi për grevë të përgjithshme të SASHK-ut shfuqizohet dhe do të vazhdojnë negociatat intensive në kuadër të dialogut social. I informojmë prindërit dhe nxënësit se mësimi prej nesër, 04 shkurt 2015, do të vazhdojë normalisht të zhvillohet në të gjitha shkollat”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit