-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Ministri turk: Nuk do të marr pjesë në “Konferencën e Sigurisë në Mynih” për shkak të Izraelit

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ka deklaruar se ka anuluar pjesëmarrjen e tij në një konferencë ku do të merrte pjesë si folës në “Konferencën e Sigurisë në Mynih”, për shkak të pjesëmarrjes së një përfaqësuesi izraelit.

Çavuşoğlu pas pjesëmarrjes në një mbledhje me konsujt e Turqisë në vendet perëndimore të BE-së ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka shpjeguar arsyen e mos pjesëmarrjes në konferencën e sigurisë. Ai ka deklaruar se në konferencën në fjalë ishte i ftuar edhe Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoğlu, por për shkak të axhendës së ngjeshur dhe zhvillimeve në Turqi nuk do të marrë pjesë.

Çavuşoğlu në vijim të fjalës së tij tha: “Un do të merrja pjesë në këtë konferencë, por për shkak se kanë vendosur edhe një përfaqësues të Izraelit pasi ishte vendosur çdo gjë mora vendim të mos marr pjesë. Marrëdhëniet tona me Gjermaninë nuk janë të kufizuara vetëm me këtë konferencë. Konferenca në fakt është diçka që nuk ka të bëjë me marrëdhëniet dy palëshe. Për këtë arsye mos pjesëmarrja ime atje nuk është qëndrim kundër Gjermanisë”./zaman/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit