0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Ministri Todorov dhe Damjanovski “qeshin” me ambulancën e shkatrruar në Lagjen e Trimave?!

Më të lexuarat

Ambulanca e cila gjendet në Lagjen e Trimave në Kumanovë gjendet në gjendje të tmerueshme, thuajse katastrofale shkruan Zhurnal.

Disa fotografi tronditëse të cilët i ka siguruar Zhurnal, tregojnë qartë se ambulanca është e papërdorshme dhe mijëra shqiptar të kësaj lagjeje nuk mund të marrin asnjë shërbim shëndetsor. Qytetarët shqiptar duhet te dalin ne protesta masovike per te rregulluar ambulancen.

Ndryshe, Ministri i Shëndetsisë Nikolla Todorov i cili gjatë çdo dalje e tij në publik deklaron se objektet shëndetsore , ambulancat dhe spitalet në Maqedoni po rinovohen, por kjo si duket ndodh vetën në vendbanimet ku jetojnë maqedonasit, ndërsa në vendbanimet shqiptare objektet janë tërrësisht të shkatëruara.

Ndërkohë edhe kryetari i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski duhet të angazhohet për qytetarët shqiptar të cilët jetojnë në Kumanovë, pasi nuk kanë kushte elementare për të marrë sherbimin shëndetsor sa më afër shtëpisë.

Ndryshe diskriminimi etnik është evident në Maqedoni. Në komunën e Haracinës ku jetojnë mbi 20 mijë shqiptarë, në Likovë edhe në komunën e Sarajit ku jetojnë afro 40 mijë shqiptarë nuk ka asnjë poliklinik shtetërore ku qytetarët do të merrnin shërbimin sa më afër shtëpisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit