4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ministri serb i Tregtisë: Pas tarifës 100 për qind kemi 260 milionë euro më pak mallra në Kosovë

Më të lexuarat

Ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, Rasim Lajiq, tha se Serbia ka plasuar 260 milionë euro më pak mallra në Kosovë gjatë tetë muajve pas vendosjes së tarifës 100 për qind.

Lajiq shton se dëmi nga kjo tarifë është shumë i lartë për Serbinë.

“Dëmi përfundimtar në çdo rast do të jetë shumë më i lartë. Kur të hiqet tarifa, kompanive tona do t’iu nevojitet shumë kohë për t’u kthyer në këtë treg, pasi konkurrenca rajonale është pozicionuar sapo i erdhi mundësia për këtë”, tha Lajiq për Tanjug.

Sipas tij, përparimi më i madh u arrit nga Greqia, e cila në maj i rriti eksportet në Kosovë pothuajse 3.5 herë, Hungaria, Sllovenia, Bullgaria dhe Kroacia për dy herë dhe Maqedonia me rreth 50 për qind.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës kishte marr vendim më 21 nëntor që t’iu vihet taksa prej 100 për qind të gjitha produkteve serbe dhe boshnjake që vijnë në vendin tonë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit