Mir Hazar Han Bijarani dhe bashkëshortja e tij Feriha Razak u gjetën të vdekur në shtëpitë e tyre, ndërsa në trupat e tyre janë identifikuar plagë me plumba
Ministri i Planifikimit dhe Zhvillimit të provincës Sind të Pakistanit Mir Hazar Han Bijarani dhe bashkëshortja e tij Feriha Razak u gjetën të vdekur në shtëpitë e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ngjarja është zbuluar pasi çifti nuk kishte dalë gjatë ditës nga shtëpia e tyre, ndërsa është njoftuar se trupat e pajetë të Bijaranit dhe bashkëshortes së tij janë gjetur në dhomën e gjumit të shtëpisë dhe se dera ishte e mbyllur.
Në një deklaratë nga policia theksohet se në trupat e çiftit janë identifikuar plagë me plumba.
Ndërkohë, ende nuk dihet nëse ngjarja është krim apo vetëvrasje, kurse bëhet e ditur se policia ka nisur hetim.
Trupat e ministrit dhe bashkëshortes së tij janë dërguar në morgun e një spitali në Karaçi.
Partia Popullore e Pakistanit (PPP), ku Bijarani ishte anëtar, ka konfirmuar vdekjen e minsitrit dhe bashskëshortes së tij dhe ka njoftuar se vazhdon hetimin në lidhje me shkakun e vdekjes së tyre.
Bijarani ka qenë një ish-avokat dhe në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në vitin 2013 arriti të zgjidhet deputet në parlamentin e provincës Sind nga partia PPP.