-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ministri libanez: E rrënoj Qaben për Bashar al-Assadin

Më të lexuarat

Ish-ministri libanez, Dr.Fayez Shukri Sraha në një intervistë tronditëse ka pohuar se ai është i gatshëm ta shkatërrojë edhe Qaben, “shtëpinë e Zotit” për hir të presidentit sirian, Bashar Al-Assad, transmeton The News Tribe.

Përveç që ka qenë ministër për 7 vite me radhë, Fayez është një ndër themeluesit e partisë “Bath”.

Dr.Sraha në intervistën për “OTV” ka thënë se ai është i gatshëm të bëjë çmos për presidenti sirian, duke përfshirë edhe prishjen e Qabes. Ai më tej ka thënë se: “Qabeja është e ndërtuar nga guri dhe vlera e njeriut është më e madhe se sa ajo e gurit”.

Ai gjithashtu ka shtuar se nuk duhet të themi që Mekka është vend i shenjtë, e nëse e thoni këtë, atëherë: “Unë dua ta shkatërrojë atë tokë të shenjtë”./IL

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit