Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Ehud Barak tha se Irani është tërhequr nga përpjekjet për të ndërtuar një armë bërthamore, për të shmangur një përballje të mundshme ushtarake për momentin.
Në një intevistë për gazetën britanike “Daily Telegraph”, Barak tha se një krizë e menjëhershme është shmangur gjatë verës, kur Irani kishte zgjedhur përdorimin e më shumë se 1/3 e uraniumit mesatar të pasuruar, për qëllime civile.
Kjo gjë, sipas Barak, e ka shtyrë afatin e mundësive të Iranit për tu përpjekur për të ndërtuar një bombë atomike.
Sipas Barak, ky veprim i Iranit vetëm e ka shtyrë atë që ai e ka quajtur “moment i së vërtetës”, nga “tetë në dhjetë muaj”, dhe tha se Izraeli dhe aleatët e tij mund të përballen sërish me Iranin gjatë verës së vitit 2013.
Irani, nga ana tjetër, i mohon akuzat e Izraelit dhe Perëndimit se është duke provuar ndërtimin e një arme bërthamore./rel