1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ministri i Tregtisë serbe Lajiq ka thënë se ekonomia serbe po pëson humbje ditore prej 1.1 milion euro për shkak të taksës

Më të lexuarat

Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq edhe njëherë ka thënë se ekonomia serbe po pëson humbje ditore prej 1.1 milion euro për shkak të taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës prej 100 për qind në importet e mallrave nga Serbia.

Ministri Lajiq ka thënë për Radio-Televizionin e Vojvodinës se që nga aplikimi i taksës, 11 muaj më parë, nga Serbia në Kosovë janë dërguar më pak mallra për 374 milion euro, krahasuar me të njëjtën periudhë, para se të aplikohej taksa prej 100 për qind.

Sipas tij, Beogradi nuk ka aplikuar kundërmasa ndaj Prishtinës, sepse “ne blejmë shumë pak nga Kosova, por edhe të mos vijmë në një situatën të shpërndarjes artificiale të fajit”.

“Nuk kemi pasur për çfarë të vendosim kundërmasa, sepse ajo që ne blejmë nga Kosova është një sasi e vogël në krahasim me atë që ne eksportojmë atje. Me këtë gjithashtu do të bënim një gabim politik, sepse do të futeshim në një situatë të krijimit të simetrisë artificiale, atëherë të gjithë do ta harronin kush i pari aplikoi tarifat”, tha Lajiq. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit