2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Ministri i Mbrojtjes Jolevski, në vizitë zyrtare në SHBA

Më të lexuarat

Ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, shefi i shtabit të Armatës së RM-së, gjeneral-nënkolonel Metodij Veliçkovski dhe delegacioni nga Ministria e Mbrojtjes dhe Armata nga nesër do të qëndrojnë në vizitë disaditorëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në kuadër të vizitës, ministri Jolevski do të merr pjesë në Samitin kushtuar operacioneve paqësore, që do të mbahet në korniza të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York. Do të realizojë disa takime me përfaqësuesit e kongresit amerikan, të cilët do t’i prezantojnë argumentet se pse Republika e Maqedonisë meriton të jetë pjesë e NATO-s, ndërkaq do të bisedojë edhe për reformat në Mbrojtje dhe marrëdhëniet bilaterale në fushën mbrojtjes mes Amerikës dhe Maqedonisë.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjenerali Veliçkovski do të takohet me gjeneralin Pol Salva, zëvendëskryetar i Forcave të Përbashkëta të Amerikës, gjegjësisht njeriu i dytë i forcave të armatosura të Amerikës.

Ministri Jolevski dhe gjenerali Veliçkovski do ta vizitojnë edhe Gardën Nacionale të Vermontit, e cila është partner i Armatës së RM-së.

Delegacionet e Ministrisë së Mbrojtjes së RM-së dhe Departamentit për Mbrojtje në SHBA, të udhëhequr nga ministri Jolevski dhe zëvendës ndihmësi i sekretarit për Mbrojtje për Rusinë, Ukrainën dhe Euro Azinë, Evelin Farkas, do të marrin pjesë edhe në konsultimet vjetore bilaterale për mbrojtje mes Maqedonisë dhe SHBA-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit