4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati zhvillon vizitë zyrtare në Republikën Çeke

Më të lexuarat

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqëpërisë, Ditmir Bushati zhvilloi një vizitë zyrtare dy ditore në Republikën Çeke. Gjatë kësaj vizite, ai pati takime me personalitetet më të larta çeke ku u takua me Kryeministrin Bohuslav Sobotka, Kryetarin e Parlamentit, Jan Hamaçek dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Lubomir Zaoralek, transmeton Anadolu Agency (AA). 
 
Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Jashtme, gjatë takimit me homologun e tij Lubomir Zaoralek dy ministrat diskutuan mbi perspektivën e integrimit të Shqipërisë në BE, duke u fokusuar në avancimin drejt hapjes së bisedimeve për anëtarësim. Në këtë kuadër, Ministri Bushati falënderoi Ministrin Zaoralek për mbështetjen e Çekisë ndaj proceseve  integruese dhe parashtroi përpjekjet e Shqipërisë për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe drejt hapjes së negociatave.  
 
Gjithashtu, pjesë e diskutimeve  ishin edhe politikat rajonale dhe roli i Shqipërisë në rajon. Gjatë takimit u diskutuan edhe çështje të sigurisë rajonale dhe globale si dhe zhvillimet e fundit në Ukrainën lindore. 
 
Në përfundim të takimit, dy ministrat e jashtëm nënshkruan dy dokumente të rëndësishme, Protokollin e Bashkëpunimit midis dy Ministrive të Punëve të Jashtme në fushën e integrimit, çka do t`i shërbejë intensifikimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në këtë fushë, si edhe Deklaratën Juridike për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. 
 
Gjatë vizitës së tij në Pragë, Ministri Bushati u prit nga Kryeministri i Çekisë,  Bohuslav Sobotka. Gjatë këtij takimi, Ministri Bushati e cilësoi të rëndësishëm bashkëpunimin dypalësh midis dy vendeve veçanërisht në aspektin ekonomik.
 
Ministri Bushati u prit edhe nga Kryetari i Kuvendit çek, Jan Hamaçek. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi bashkëpunimin dypalësh midis dy vendeve dhe perspektivave evropiane të Shqipërisë. kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit