-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ministri i Jashtëm i Izraelit: Hizbullahu më i rrezikshëm se ISIL apo Al-Kaeda

Më të lexuarat

 
TEL AVIV (AA) – Ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Avigdor Liberman ka deklaruar se Hizbullah është më i rrezikshëm se ISIL dhe Al-Kaeda në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Në një fjalim që mbajti në konferencë mbi politikat e sigurisë, Liberman ka shprehur pretendimet e tij se Hizbullahu dhe Hamasi janë duke kaluar nga një organizatë terroriste në një shtet terrorist. Ai ka shtuar se kanosja më e madhe e shekullit të 21-të është ajo e terrorizmit.
 
“Terrorizmi modern është marramendës. Duhet të luftojmë me terrorizmin ashtu sikurse luftonim me nazizmin” tha Liberman dhe shtoi se mënyra e vetme për ti bërë ballë situatës është vendosja e dënimit me vdekje.
 
Liberman pretendoi se: “Hizbullahu është organizata më e rrezikshme në rajon, madje më e rrezikshme se ISIL apo Al-Kaeda”./AA
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit