Ministri i Punëve të Brendshme të Arabisë Saudite, Nayef bin Abdulaziz al-Saud, ndodhet sot në Ankara për kontakte të rëndësishme.
Nayef bin Abdulaziz erdhi në Turqi të hënën në mbrëmje dhe u prit në takim nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan, në Pallatin Presidencial.
Në kuadër të kontakteve në kryeqytetin turk, ministri mysafir do të shqyrtojë në detaje zhvillimet e fundit në rajon, ku parësore do të jetë çështja e Jemenit.
Turqia ka deklaruar më parë mbështetjen e saj për operacionin e udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Tanju Bilgiç, ka njoftuar vijimin e kontakteve me vendet e Gjirit Persik për sa i takon bashkëpunimit logjistik dhe shkëmbimit të informacioneve gjatë procesit të ndërhyrjes ushtarake në Jemen, kundër rebelëve huthi.kohaislame