4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Ministri britanik: Të gatshëm të përballemi me pasojat

Më të lexuarat

Ministri i Financave i Britanisë, George Osborne, tha se vendi i tij është i përgatitur për t’u marrë me pasojat e daljes nga Bashkimi Evropian.

Osborne tha se është në kontakt të vazhdueshëm me guvernatorin e Bankës së Anglisë, Mark Carney, dhe se ka plane të menduara mirë.

Ai po ashtu tha se është në kontakt me homologët evropianë, guvernatorët e bankave qendrore, drejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, sekretarin e Thesarit amerikan dhe me shefat ekzekutivë të institucioneve kryesore financiare të Britanisë.

“Kemi qenë të përgatitur për të papriturat dhe jemi të gatshëm të përballemi me çfarëdo që ndodh”, tha Osborne.

Sterlina britanike ka rënë edhe sot në tregjet e Azisë.

Të premten, sterlina ka pasur rënien më të madhe njëditore kundrejt dollarit – në një fazë ajo ka rënë në 1,3236 $.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit