Një delegacion i Ministrisë së Shëndetësisë, i udhëhequr nga Ferid Agani, ka vazhduar takimet gjatë vizitës disaditore në Suedi.
Sipas njoftimit të Zyrës për komunikim me publikun të MSH-së, Agani të premten është pritur nga ministrja për Bashkëpunim Ndërkombëtar e këtij shteti, Gunilla Carlson.Në takim është biseduar për projekte të mundshme regjionale në lëmin e shëndetësisë.
Para këtij takimi, ministri Agani është takuar edhe me homologun e tij suedez, Goran Hagglund, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën e shëndetësisë, me theks të posaçëm në përvojat suedeze në fushën e reformës së organizimit të shërbimeve shëndetësore dhe menaxhimit të këtyre shërbimeve./BS/kohaislame