1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Ministri Agani nderon me mirënjohje Dr. Mazem Al Hajrin

Më të lexuarat

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, ka nderuar me mirënjohje Prof. Dr. Mazem Al Hajri nga Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili këtyre ditëve udhëhoqi operacionet e kryera në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (në Klinikën e Otorinolaringologjisë) ku 10 fëmijëve kosovarë ju vendosën implantet kohleare për të ju kthyer dëgjimi.

Dr. Al Hajri, në këtë operacione është asistuar nga mjekë vendorë, ndërsa projekti me moton: “Dëgjoje dhe përjetoje jetën”, kishte për qëllim vendosjen e implanteve koklear te fëmijët me shurdhim total dhe të pjesshëm.

Ministri Agani e ka vlerësuar lart këtë kontribut të Prof. dr. Mazem Al Hajri dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili i mbështetur nga Shoqata Humanitare Gjysmë Hëna e Kuqe dhe organizata të tjera nga Katari dhe Arabia Saudite, kanë bërë një kontribut të veçantë për fëmijët kosovarë dhe, po ashtu edhe për profesionistët e QKUK-së, të cilët gjatë këtyre ndërhyrjeve kanë pasur rastin të marrin pjesë në operacione të kësaj natyre që nuk janë bërë më parë në Kosovë.

Prof. Mazem Al Hajri, ka shprehur kënaqësinë e tij për këtë bashkëpunim të suksesshëm dhe është shprehur i kënaqur që intervenimet e realizuara në Kosovë kanë shkuar mirë dhe nuk ka pasur probleme.

Fëmijëve që u është bërë implanti koklearë, do t’u duhen disa javë rehabilitim dhe trajtim nga ana e logopedit, në mënyrë që tu kthehet dëgjimi i tërësishëm dhe rehabilitimi në të folur, kurse vlera e tërësishme e projektit përafërsisht llogarite të jetë rreth 200.000 euro.

Ministri Agani dhe profesor Mazem Al Hajri janë pajtuar që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen në interes të zhvillimit të shërbimeve të reja shëndetësore në Kosovë dhe përparimit të shëndetit të popullatës kosovare.koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit