9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Ministri Ademi takoi ambasadorin turk, Ömür Şölendil

Më të lexuarat

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, sot ka realizuar takim pune me ambasadorin e Republikës së Turqisë në vendin tonë Ömür Şölendil

Në këtë takim, ministri Ademi dhe ambasadori Şölendil vlerësuan se bashkëpunimi në mes dy vendeve në sferën e arsimit është i mirë dhe se në të ardhmen nuk do të mungojë angazhimi për intesifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin e suksesshshëm në arsimin e lartë si në mes universiteteve të të dy vendeve, këmbimi i përvojave në të gjitha nivelet e arsimit, pjesëmarrja e përbashkët nëpër konferencat shkencore dhe ndërkombëtare që do të ndikojë në zhvillimin e arsimit dhe shkencës.

Ministri Ademi falenderoi ambasadorin për mbështetjen që Turqia ia jep arsimit dhe shkencës në vendin tonë, veçanërisht falendeori mbështetjen që e jep nëpërmjet Agjencisë kombëtare TIKA.

Ambasadori i Turqisë në vendin tone Ömür Şölendil theksoi se vendi i tij do të mbështesë Republikën e Maqedonisë në zhvillimin e të gjitha proceseve në aserën e arsimit dhe shkencës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit