12.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s takohen në Bruksel

Më të lexuarat

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi se për mbrojtjen e anëtarëve të organizatës duhet të rriten shpenzimet e mbrojtjes pa hyrë në garën e armëve me Rusinë.
 
 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se NATO nuk do të hyjë në garë të armëve me Rusinë, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Stoltenberg, në deklaratën e tij për gazetarët para takimit të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s të mbajtur në Bruksel të Belgjikës theksoi se për mbrojtjen e anëtarëve të organizatës duhet të rriten shpenzimet e mbrojtjes pa hyrë në garën e armëve me Rusinë.
 
Ai ka pohuar se: “NATO duhet të bëjë shumë gjera për të rritur investimet. NATO nuk do të zhytet në garën e armëve me Rusinë, por duhet të ofrojë sigurinë e anëtarëve”. Gjithashtu ka theksuar se NATO është duke punuar në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e saj për të mbrojtur stabilitetin.
 
Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s janë mbledhur në Bruksel për të diskutuar rritjen e kapaciteteve të Forcave të Ndërhyrjes Emergjente të NATO-s.
 
Stoltenberg, kishte lëshuar akuzua se Rusia po krijon kërcënimin e luftës pas njoftimit me 16 qershor të Presidentit rus Vladimir Putin se në inventarin e ushtrisë ruse këtë vit do të shtohen 40 raketa të reja ndërkontinentale dhe balistike.
 
Gjithashtu edhe Putin kishte pretenduar se NATO duke rritur praninë e ushtarëve në afërsi të kufirit rus ka kryer akte të cilat do të ndryshojnë balancat strategjike të fuqisë në rajon.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit