1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Minarja e ezanit të parë në Afrikë për mbi 13 shekuj i bën “roje” qytetit

Më të lexuarat

Xhamia e madhe apo xhamia e Ukbes në kryeqytetin kulturor të Tunisit, Kairouan afër trembëdhjetë shekuj e gjysmë është një nga vendet më të vlefshme muslimane të adhurimit, ndërsa është e njohur edhe për atë se nga minarja e saj është dëgjuar Ezanin i parë në Afrikë.

Qytetin Kairuan (Hajran) dhe Xhaminë e Ukbes në vitin 671 e ka ngritur gjenerali arab dhe i dërguari i Ukbe bin Nafi, ndërsa xhamia pamjen e tanishme e ka marr nga shekulli IX.

Emri i qytetit Kairuan në përkthim donë të thotë pushimore, ndërsa për një kohë të shkurt fitoi famë dhe u bë tërheqës për vizitorë nga e gjithë bota, siç është edhe sot. Ndodhet në Detin Mesdhe në mes të kryeqytetit të Tunisit dhe qytetit Susa.

Çarshia e vjetër e qytetit, ku ndodhet edhe xhamia e Ukbes, që prej vitit 1988 është në listën e UNESCO të trashëgimisë kulturore botërore në Afrikë. Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) në vitin 2009, Kairouanin e shpalli si “Kryeqytet i Kulturës Islame”.

Xhaminë e Ukbes e zbukuron minarja 35 metra e lartë dhe njëra prej minareve më të bukura në botë, si dhe 365 shtyllat nga shekulli i VII dhe stolitë kaligrafike të bëra në periudhën e Perandorisë Osmane në shekullin XVI.

Alemi i minares së Xhamisë së Ukbes ruhet në një enë qelqi, ndërsa në qytet nuk është ndërtuar ndonjë ndërtesë më e lartë se minarja./AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit