-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Mimoza paguan 4 milionë euro borxh të Pal Lekës

Më të lexuarat

Komuna e Gjakovës ka arritur të paguajë rreth 4 milionë euro borxh nga 6 milionë, sa ka trashëguar gjithsej nga qeverisja e kaluar në krye me Pal Lekajn. Ky lajm është dhënë sot, nga kryetarja e kësaj komune Mimoza Kusari – Lila, e cila ka prezantuar raportin një vjeçar të punës së saj në komunën e Gjakovës.

Kusari – Lila, këtë raport e ka prezantuar para shumë qytetarëve në pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, ku ka prezantuar zhvillimet dhe të arriturat kryesore të Qeverisë komunale për periudhën janar- dhjetor këtij viti.
“Është koha e zhvillimit për Gjakovën” ishte motoja e prezantimit të kryetares Mimoza Kusari –Lila. Ajo ka thënë se përkundër sfidës tejet të rënd financiare që ka trashëguar nga qeveria e shkuar, megjithatë komuna ka arritur të vendos themelet e një zhvillimi të përshpejtuar, që ka rezultuar gjatë tërë vitit e që sipas saj do të rezultojë në vazhdimësi, që në muajt e parë të vitit 2015.
 
“Qeveria komunale ka trashëguar një borxh rreth 6 milion euro, dhe ne me përkushtim dhe kursim të shkëlqyeshëm, deri në maksimum kemi arritur që të paguajmë 4 milion euro borxh të qeverisë së shkuar”, ka thënë Mimoza Kusari-Lila.
 
Ajo para qytetarëve, thuhet të ketë thënë se është arritur që në këtë qeverisje që në vitin e parë të identifikohen dhe të regjistrohen asetet e komunës.
 
“Ndërhyrjet tona kanë ndikuar që tash komuna të ketë në evidencë të të gjitha banesave komunale, evidentimin e borxheve, transparencën e ngritur dhe një varg të mirash tjera që për ti cekur në këtë rast lista është shumë e gjatë. Sot Gjakova ka filluar hapat e parë të krijimit të zonës së lirë ekonomike, një mundësi e mirë për të ofruar investitorët”, citohet të ketë thënë para qytetarëve të Gjakovës, e para e kësaj komune.
 
Kusari – Lila, sipas njoftimit për media ka përmendur edhe shpenzimet e komunës për derivate të naftës, drekave dhe darkave, që sipas saj, janë ulur në minimum.
 
“Qeveria e shkuar gjatë vitit 2013, ka shpenzuar karburante në vlerë prej 261 njëmijë euro, ndërsa qeveria aktuale për vitin 2014 ka shpenzuar jo më shumë se 77 mijë euro apo krahasuar me një vit më parë 183 mijë euro më pak. Po ashtu më pak për 200 për qind ka shpenzuar edhe në dreka”, thuhet të ketë thënë Kusari – Lila.
 
Kryetarja ka pasqyruar edhe projektet kapitale që janë realizuar në fushat të ndryshme, si dhe të arriturat e të gjitha drejtorive veç e veç. Ajo ka përmendura projektet të investuar nga Banka Gjermane në shumë prej 1 milion euro, të Këshillit të Evropës në vlerë po ashtu 1 milion euro, të qeverisë zviceranë në shumë prej 1,3 milion euro e shuma dhe investime tjera që janë bërë nga komuna në bujqësi, zhvillimin ekonomik, arsim, kulturë, mbrojtje e shpëtim, administratë komunale e dikastere tjera.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit