Nuk janë më të pasurit në botë por janë të pasurit më të rinj në botë që pasurinë e tyre e kanë fituar nga interneti.
Më poshtë paraqesim listen e milionerëve më të ri të internetit:
Kevin Systrom (në të djathtë), 28 vjeç. Pasuri: Rreth 400 milion dollarë. Pronar i 45% të aksioene të Instagram (http://instagr.am)
Andrew Mason, 32 vjeç. pasuria: 1.3 miliardë dollarë. Themelues i Groupon.com
Blake Ross, 26 vjeç. Pasuria: 150 milion dollarë. Njëri nga themeluesit e Firefox
Charles Forman, 32 vjeç. Pasuria: 22 milion dollarë. Programues i lojës Draw Something.
Kevin Rose, 35 vjeç. Pasuria: 10 milion dollarë. Themelues i Digg. Muaj më parë Google e transferoi te ekipi i Google+.
Tim O’Shaughnessy (në të majtë), 28 vjeç dhe Eddie Frederick (në të djathtë), 29 vjeç kanë një pasuri prej milion dollarë secili. janë themelues të Livig Social, konkurrent i Groupon.
Sam Altman, 26 vjeç. Programuesi i 100 aplikacioneve më të mira në Apple Store. Kompania e tij u ble nga Green Dot me një shumë prej 43.4 milion dollarë.
Mark Zuckerberg, 27 vjeç. Pasuria e tij personale llogaritet në rreth 17.5 miliardë dollarë.
Matthew Mullenweg, 27 vjeç. Pasuria: 40 milion dollarë. Themelues i WordPress. Së fundmi, ai ka refuzuar ofertën prej 200 milion dollarësh për shitjen e kompanisë së tij.
Naveen Selvadurai, 31 vjeç. Pasuria: 80 milion dollarë. Njëri nga themeluesit të Foursquare.com. Vlera e kompanisë së tij aktualisht vlerësohet në 600 milion dollarë.
Aaron Patzer, 30 vjeç. Themelues i Mint.com. Dy vjet pas themelimit faqen e tij ia shiti kompanisë Intuit me një vlerë prej 170 milion dollarësh.
Pete Cashmore, 26 vjeç. Themelues i faqes teknologjike Mashable.com. Aktualisht, CNN ka shprehur interes për ta blerë këtë faqe me një çmim prej 200 milion dollarësh.