3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Miliona euro për shërbime shëndetësore jashtë vendit

Më të lexuarat

Shumë qytetarë janë të detyruar që për problem shëndetësore të shpenzojnë mliona euro jashtë vendit, pasi në Kosovë niveli i shërbimeve shëndetësorë, është i ulët. Për këtë shtetasit e Kosovës shpenzojnë afër 80 mlionë euro, për të marrë shërbime shëndetësore jashtë vendit, raporton KTV.
Këto shifra i ka bërë të ditur Komiteti për shëndetësi i Vetëvendosjes, nxjerrë nga një hulumtim që i ka bërë këtij fenomeni.
Mirsad Shkreta nga komiteti për shëndetësisë në VV, thotë se arsye për këtë është neglizhenca e qeverisë për të funksionalizuar këtë sektor dhe humbja e besimit të qytetarëve.
Se ngritja e cilësisë në sektorin e shëndetësisë nuk është prioritet i Ministrisë së Shëndetësisë thonë edhe anëtarë të Komisionit parlamentar që mbikëqyrin këtë sector.
Në të dhënat që ka marrë KTV-ja nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se në vitin 2014 për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike kanë aplikuar 1850 qytetarë, kanë përfituar 890 persona, ndërkaq janë shpenzuar rreth 8 milionë euro.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit