Miliona euro janë dëmet e shkaktuar në disa komuna të Kosovës nga breshëri dhe vërshimet e fundit.
Në disa regjione, siç është regjioni në mes të Pejës dhe Istogut, dëmet arrijnë nga 50 deri në 100 %, vlerëson Grupi i ekspertëve për bujqësi dhe zhvillim rural i LDK-së.
Skënder Kaçiu ka hedhur kritika ndaj institucioneve qendrore, të cilat, sipas tij, nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për t’u dalë në ndihmë fermerëve të prekur nga vërshimet.
Planifikimet buxhetore për këtë vit dhe për vitet në vazhdim, sipas Kaçiut, nuk e përfshijnë askund kompensimin e bujqve për dëmet nga breshëri, vërshimet dhe fatkeqësitë e tjera.kohaislame