-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Miliarderi Warren Buffett thekson: Në jetë më e rëndësishme është të të dashurojë bashkëshortja!

Më të lexuarat

Warren Buffett (89) është i njohur si një ndër njerëzit më të pasur në botë, mirëpo është për t’u habitur që ai nuk e konsideron sasinë e parave faktor të përshtatshëm për matje sa është e mirë një jetë e kaluar

– Kur jetoni sa unë jetoj, do ta kuptoni që suksesi në jetë është sa ju duan vërtet njerëzit”, ka thënë në një rast Warren.

“Për njerëzit të cilët kanë shumë para dhe i shpenzojnë në pritje madhështore apo në donacione për shkak të të cilave emri i tyre shfaqet në mbishkrimet në reparte mjekësore, vërtet është e vrazhdë: askush nuk i do për shkak të tyre”

“Nëse arrini moshën time për ju nuk thonë asnjë fjalë të mirë, sado që të keni para në bankë, jeta juaj nuk ka pasur sukses. Kjo është masa më e rëndësishme e jetës dhe e suksesit tuaj”.

Buffett konsideron që më e rëndësishme, nga të gjithë njerëzit në botë është t’ju dashurojë bashkëshortja.

Në dokumentarin e vitit 2017, “Warren Buffett, miliarder, ka thënë që më së shumi merita për suksese ka bashkëshortja e tij Susan.

“Jam shumë i lumtur. Atëherë, thënë me fjalë më të buta, ka qenë person i balancuar. I janë dashur shumë kohë, mirëpo ajo me durim ka qëndruar pranë meje, sikur të ishte mbi lule të vyshkur, me kova i ka ujitur dhe ditë pas dite ajo dashamirësi e saj ka kaluar tek unë – madje më ka ndryshuar tërësisht”, tregon ai.

Susan vërtet i ka ndihmuar shumë Buffett-it që të bëhet personi çfarë është tani: e ka zgjuar interesimin për temën e të drejtave të njeriut, e ka bindur që të eksponohet në media dhe më shumë të dhurojë në qëllime mirëbërëse.

Susan dhe Warren kurrë zyrtarisht nuk janë divorcuar. Edhe pas ndarjes, kanë ruajtur marrëdhëniet e mira deri në fund. Gjithashtu i ka ndihmuar Buffett-it që të vendosë lidhjen me Astrid Menks-in, me të cilën është martuar pasi që Suzan ka vdekur.

Buffett dhe Menks janë kurorëzuar më 30 gusht 2006, në ditën kur miliarderi i ka mbushur 76 vjet dhe nga atëherë jetojnë në qetësi dhe harmoni. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit