“Ata që dikur kishin fobi nga demokracia, tash kanë fobi nga Islami”, thekson profesori i UP-së, Milazim Krasniqi.
“Fanatikët katolikë në Kosovë po luajnë shumë keq me kartën e shqiptarizmit, gjoja se ata qenkan vulëmbajtësit e tij. Por, kjo pandehmë është shumë arrogante. Nuk ka mundësi që 4 për qind e një populli të jetë vulëmbajtësi i shqiptarizmit. Pa shqiptarët që i përkasin besimit islam, nuk do të mund të kishte Kosovë shqiptare dhe as shqiptari në këto troje”, thekson Krasniqi në rrjetin social Facebook.
Ai thotë se harmonia nderfetare ka ekzistuar dhe do te ekzistoje gjithmonë, por se ata qe nxisin përçarje “janë të dyshimtë dhe armiq të kombit”.
“Ata që po ftojnë në konvertim të dhunshëm dhe ata që po na i fyejnë ndjenjat tona e po na i kërcënojnë liritë tona, gjoja në emër të shqiptarizmit, ata po e bëjnë ndarjen. Unë vetëm po përpiqem t’u tregoj se sa gabim e kanë. Ata që dikur kishin fobi nga demokracia, tash kanë fobi nga Islami. Nëse në kohën e komunizmit ata vetë (e pakta prindërit e tyre) ishin argatë të UDB-së, tash sillen si argatë të Vatikanit”, thekson Krasniqi. /Standardi/