Rossonerët do të jenë për herë të parë të pranishëm në vendin tonë Kosovë.
Kuqezinjtë e Giampaolos do të luajnë ndeshje miqësore me kampionin në fuqi të Kosovës, Feronikeli.
E me skuadrën e Milanit për në Kosovë ka marrë rrugë edhe legjenda e këtij klubi, Paolo Maldini.
Ka qenë faqja zyrtare e Milanit në Instagram, që ka postuar disa foto në ‘Insta Story’, ku shihen kuqezinjtë duke u nisur.
Takimi mes Feronikelit dhe Milanit do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.