Mesfushori i Manchester Unitedit, Morgan Schneiderlin është një nga synimet e gjigantit italian, AC Milan.
Calciomercato raporton se Milani dëshiron të shfrytëzojë mungesën e lojëve të mesfushorit francez nën drejtimin e Jose Mourinhos.
Milani dëshiron ta huazojë atë deri në fund të sezonit, kurse ka edhe konkurrencën e Crystal Palace.