Mikëpritja e muslimanit
Leigh Husein
Marrë nga el-Jumua magazine, f. 12-13
Përktheu Ardit Kraja
Si mund të bëhet muslimani një mikëpritës ideal? Së pari, ai duhet ta ketë qëllimin për të kënaqur Allahun.
A ju ka ardhur historia e mysafirëve të nderuar të Ibrahimit? Kur ata erdhën tek ai dhe i thanë, “Selam!” Ai u përgjigj, “Selam!” dhe tha, “Ju jeni njerëz që unë nuk ju njoh”. Pastaj ai ju kthye shtëpisë së tij dhe solli një kokë vici të pjekur. Dhe ja vuri përpara tyre, duke i thënë, “A nuk po hani?” [51:24-27]
Allahu na e tregon ne skenarin e shkurtër dhe reagimit e menjëhershëm të një Profeti, alejhis ua selam, ndaj disa mysafirve të pa lajmëruar. Nga këto rrethana, ne mund të derivojmë me lehtësi shumë mësime. Aktivitet normale shtëpiake u ndalën. Mysafirët u përshëndetën me përshëndetjen “selam” dhe u ftuan brenda për shoqëri dhe rehati të këndshme. Menjëherë rehatia e mysafirëve u bë gjëja kryesore, pa marrë parasysh se kush ishin ose cili ishte statusi i tyre. Pastaj Profeti Ibrahim, alejhis selam, përgatiti shtëpinë dhe i prezantoi atyre me ushqimin më të mirë që pati, pa e ditur qëllimin e vizitës së tyre. Ushqimi u shërbye tek ata ku ata u ulën; ata nuk që u cuan nga vendi i tyre. Nuk kishte ndonjë pakënaqësi, ata u pyetën bujarisht të merrnin pjesë në më të mirën që shtëpia mund të ofronte.
Disa mund të thonë, “Ajo ishte shtëpia e një Profeti, alejhis ua selam” ose që “Ai, alejhis selam, ishte i veçantë dhe kishte një besim të fortë tek Allahu. Askush nuk lejohet të të marrë avantazhin e tij, alejhis selam. Asnjë dëm nuk i qëllonte atij, alejhis selam”. Le të zbrapsemi prapa për një moment. Po, sigurisht Ibrahimi, alejhis selam, ishte një Profet. Por Allahu na i dërgoi ne Profetët, alejhumus selam, që t’i përdorim si modele për të gjithë besimtarët. Kjo është një histori e mikëpritjes që u ofrohet besimtarëve direkt nga Allahu në librin e Tij të pandryshueshëm, burimin tonë kryesorë të udhëzimit